Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka vijuar turin e takimeve për zgjedhjet vendore të 14 majit në qytetin e Pukës.

 

Ai ka shprehur mbështetje për kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë Pukë, Rrok Dodaj ndërsa u bëri thirrje qytetarëve që të votojnë më 14 Maj.

 

Sipas tij, ky koalicion përfaqëson opozitën qytetare.

 

“Në 14 Maj ju do të votoni që Puka të mos shuhet, as Kukësi, Dibra e Malësia e Madhe. Përtojmë ne të kapim votën më 14 Maj për të larguar këtë arrogancë kriminale ndaj qytetarëve? Për të dënuar këtë korrupsion që po pret të ardhmen e Shqipërisë?”, u shpreh ai.

 

Kreu i PL-së bëri thirrje për pjesëmarrje në zgjedhjet e 14 Majit, duke shtuar se vota e tyre të fuqia e dinjiteti i tyre dhe e ardhmja e fëmijëve të tyre.

 

“Unë jam këtu për të mbështetur kryebashkiakun, Rrok Dodaj, siç jam i bindur për fitoren e Hilë Currit në Fushë-Arrëz. Ne nuk i duam bashkitë që të ua japim të fortëve dhe të dhunshmve, por atyre që gjithçka do ta bëjnë me transparencë. Ne përfaqësojmë opozitën qytetare. Në themel të lirisë tuaj dhe të çdo qytetari qëndron vota e lirë ndaj dhe ju bëj thirrje që të gjithë të bëhen pjesë e këtij ndryshimi të madh”, deklaroi Meta.