Ish-kryeministri, Sali Berisha ka reaguar në lidhje me operacionin e policisë në territorin e kampit të muhaxhedinëve (MEK) në Manzë të Durrësit dhe tensionet që shoqëruan këtë aksion pas kundërshtimit të kontrollit nga ana e anëtarëve të kampit.
Berisha e cilësoi këtë situatë si dhunim flagrant të ligjeve të vendit dhe traditës shqiptare si vend mikëpritës i opozitës iraniane.
“Inkursioni agresiv dhe banditesk i Policisë së Shtetit me urdhër të Edi Ramës në kampiun e refugjatëve iranianë, në Manzë përbën një krim të shëmtuar, përbën një dhunim flagrant të të gjitha ligjeve të vendit, konventave ndërkombëtare për refugjatët, traditës shqiptare dhe detyrimit që vjen nga kjo traditë.
Dënoj me ashpërsinë më të madhe, terrorin fizik, psikologjik të gjithanshëm të ushtruar ndaj muxhahedinëve. Dënoj me ashpërsinë më të madhe, dhunën e egër fizike e cila ka pasur pasojë deri më tani 1 të vdekur me plagë të shumta dhe mbi 40 të plagosur, një pjesë e të cilëve janë në spitalet e vendit.
Dënoj me ashpërsinë më të madhe veprimet dhe i konsideroj banditeske ato, pasi të gjitha objektet e konfiskuara janë marrë pa lënë asnjë dokument, asnjë procesverbal nga ana e Policisë së Tiranës:-tha Berisha