Një 33-vjeçar shqiptar ka ndërruar jetë në një spital në Angli, pasi ishte sulmuar me thikë 8 ditë më parë.

 

Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, Jetmir Pemaj nuk u mbijetoi dot plagëve të marra në një sulm me thikë që ndodhi më 27 korrik në Harrow Street, Whitmore Reans, Wolverhampton.

 

Për këtë ngjarje, policia ka arrestuar Lucious Winchester, 24 vjeç, nga Quinton, Birmingham, i cili akuzohet për vrasje dhe tentativë vrasjeje dhe do të paraqitet në Gjykatën e Kurorës së Birminghamit të enjten.

 

Nga mediat e huaja mësohet se gjatë sulmit me thikë mbeti i plagosur edhe një 20-vjeçar.

 

Familja e shqiptarit tha Jetmiri është një djalë i dashur dhe se do u mungojë.

 

“Jetmiri ishte një djalë, vëlla dhe partner i dashur. Ai ishte shumë i dashur dhe do t’i mungojë shumë e gjithë familja dhe miqtë e tij”, tha familja Pemaj në një deklaratë.

 

Ndërkohë policia thotë se hetimi po vazhdon për të zbardhur shkaqet e kësaj ngjarjeje.