Në portin detar të Durrësit vijon fluksi i udhëtarëve edhe në këto ditë të para të gushtit.

 

 

Mbi 8.300 pasagjerë mbërritën në vend nga kjo pikë kufitare detare gjatë 24 orëve të fundit. Mëngjesin e sotëm me 3 tragete mbërritën 3 828 udhëtarë dhe 1 116 automjete, ndërsa në mbrëmje priten të vijnë dhe dy tragete të tjerë.

 

Fluksi i udhëtarëve vazhdon të jetë në hyrje dhe shumica e tyre janë shtetas të huaj. Turistë dhe emigrantë nga vende të ndryshme vijnë të kalojnë pushimet veror në bregdetin shqiptar.