Kjo e shtunë parashikohet të ketë një mot me vranësira mesatare deri të dendura në zonën perëndimore dhe bregdet ku nuk përjashtohet mundësia e reshjeve të izoluara.

 

Kthjellime do të ketë më në tepër zonat malore. Era do të jetë me drejtim Veri-Perëndim me shpejtësi 6 m/sek në bregdetin e Jonit. Valëzimi i forcës 2 me lartësi vale 0,3 deri në 0,5 metër në det të hapur.

 

Temperaturat do të jenë me rritje në mëngjes dhe rënie në mesditë në zonën perëndimore.

 

Temperaturat minimale dhe maksimale: 

 

Zona malore     1/13°C

Zona e ulët         3/16°C

Zona bregdetare 9/15°C