Kryeministri Edi Rama ka postuar këtë të premte pamje nga kantieri i punimeve në Qukës-Qafë Plloçë.

 

Ai ka ndarë foto të punime dhe ka shkruar më tepër rreth ndërhyrjeve që po bëhen në këtë kantier.

 

“Ky është kantieri i punimeve Qukës-Qafë Plloçë, ku në Lotin 1 po punohet për Urën nr. 4, me rrugët sekondare, me shtresat asfaltike, ndërtimin e mureve mbajtëse, mbrojtjen dhe stabilizimin e skarpatave ndërkohë që në Lotin 2, km 19 e deri në km 20, po punohet për ndërtimin e trasesë”,-shkruan kryeministri Rama.