Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar pranoi sot kërkesën e SPAK për zgjatjen e afatit të paraburgimit ndaj të arrestuarve për dosjen e koncesionit të sterilizimit.
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar më datë 6 shkurt kishte paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt zgjatjen e afatit të paraburgimit me tre muaj për personat nën hetim Klodian Rjepaj, Ilir Rapaj, Marsela Serjani dhe Saimir Kadiu.
Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtari Erjon Bani, vendosi pranimin pjesërisht të kërkesës së Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
GJKKO vendosi zgjatjen e afatit të paraburgimit për një periudhë 1 (një) muaj e 15 (pesëmbëdhjetë) ditë, për personat nën hetim Klodian Rrjepaj, Ilir Rapaj, Marsela Serjani dhe Saimir Kadiu, duke filluar ky afat nga data 02.2024 deri në datën 01.04.2024.
Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Apelit kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e njoftimit të këtij vendimi./ata