Nënkryetar i Partisë së Lirisë Endrit Braimllari, përmes një deklarate për mediat ka vijuar akuzat ndaj kryebashkiakut të Tiranës Veliaj, për sa i takon hetimit të dosjes së inceneratorëve
Sipas Braimllarit, SPAK i ka në tavolinë provat për të hetuar Veliajn.
“E gjithë Shqipëria tashmë e di se Erion Veliaj është përgjegjës dhe përfitues kryesor i krimit të ndodhur me inceneratorin e Tiranës që nuk ekziston, pasi me firmën e tij të paligjshme, ai ndryshoi fatin e koncesionit, duke i dhënë dritën jeshile miratimit të tij. Me këtë firmë të paligjshme, të vendosur me synim realizimin e vjedhjes më të madhe të shekullit, atë të inceneratorit të Tiranës, Erion Veliaj në kundërshtim me ligjin rrëmbehu me vetëdije kompetencat e këshillit bashkiak duke dhënë miratimin në parim për studimin e fizibilitetit të inceneratorit të Tiranës, atribut ky që është vetëm i këshillit bashkiak dhe jo i kryetarit të bashkisë Tiranë.”, deklaron Braimllari.
“SPAK do duhet të shkojë sa më parë në Bashkinë e Tiranës, për të parë se si në raste të ngjashme, ka qenë Këshilli Bashkiak ai që ka dhënë këtë miratim, ndërsa Erion Veliaj ka firmosur në shpërdorim të pastër të detyrës, I nxitur nga egoja e sëmurë për mbushur xhepat me paratë e shqiptarëve.”, tha Braimllari.
Sipas nënkryetarit të Partisë së Lirisë, “Erion Veliaj nuk mund të fshihet për rolin e tij shumë të errët në krimin e inceneratorit të Tiranës, edhe sepse, në Komisionin e Dhënies me Koncesion, dy përfaqësuesit e Bashkisë Tiranë, Z. Taulant Tusha dhe Z. Namik Simixhiu, të emëruar nga Veliaj vetë, kanë zbatuar në cdo hap porositë e kryetarit të tyre, dhe bashkarisht janë përgjegjës për përfshirjen e Bashkisë Tiranë në këtë skenë kriminale.”
“Shikoni se sin ë mbledhjen e komisionit të dhënies me koncesion, të datës 12 Prill 2017, pra pasi Erion Veliaj kishte hedhur firmën e paligjshme për miratimin e studimit të fizibilitetit, dy përfaqësuesit e bashkië tiranë, janë shprehur në Komision se tashmë Bashkia Tiranë është totalisht e angazhuar për rolin e saj në financat që do ti duheshin inceneratorit.”, deklaron ai.
“Ndërsa, në mbledhjen e e datës 31 Gusht 2017 të këtij komisioni, komisioni për dhënien me koncesion, ka kërkuar “futjen në kontratë të detyrimit për miratimin e kontratës me Vendim të Këshillit Bashkiak përpara hyrjes në fuqi të saj”, sërish, dy bashkëpunëtor kriminal të Erion Veliaj, Taulant Tusha dhe Namik Simixhiu e kanë refuzuar këtë kërkesë.”, shprehet Braimllari.
“SPAK I ka provat aty prej kohësh, dhe nuk duhet të humbasë më asnjë moment për të vepruar, pasi çdo ditë që kalon, këto veprime kriminale kundër interesit publik dhe financave publike vazhdojnë dhe të dëmtuarit e vetëm janë qytetarët shqiptarë.”, përfundon deklaratën e tij, nënkryetari i Partisë së Lirisë, Endrit Braimllari.