Ministri i Shtetit për Marrëdhënien me Parlamentin, Taulant Balla njëherësh dhe drejtues politik i Partisë Socialiste për Diasporën, po vijon takimet me bashkatdhetarë që jetojnë jashtë Shqipërisë.

Ndalesa e radhës është Nju-Jorku, SHBA, ku Balla është takuar me shumë djem dhe vajza profesionistë të spikatur, të cilët ngrenë lart emrin e Shqipërisë.

Në videomesazhin e publikuar në rrjetet sociale ministri Balla nuk e fsheh krenarinë për të rinjtë e talentuar shqiptarë në SHBA.

“Me djem dhe vajza nga të gjitha trojet shqiptare nga Shkodra deri në Vlorë, por dhe nga Kosova. Krenari e madhe të takohem në Nju-Jork me djem dhe vajza të shkëlqyer, të cilët e bëjnë çdo ditë krenar Shqipërinë dhe shqiptarët me rezultatet që kanë arritur secili prej tyre në fushën e biznesit dhe në fusha të tjera. Krenar për Shqipërinë dhe për shqiptarët e Amerikës”, tha Balla./ata