Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Bledi Çuçi vlerësoi sot se votimi i amnistisë penale bashkë me votat e opozitës është finalizimi i një ligji që lehtëson qindra të dënuar me burg e shërbim prove.
“Ndonëse e vonuar për shkak të situatës anormale në Kuvend, votimi me konsensus sipas traditës është një akt për t’u përshëndetur”, tha ai.
Çuçi theksoi se siç është bërë e qartë në mënyrë të përsëritur nuk ka amnisti për subjektet e SPAK e as të Gjykatës së Posaçme.
Kuvendi miratoi sot në seancë plenare Amnistinë Penale. Në parim, projektligji mori 116 pro, 1 kundër, asnjë abstenim./ata