Një vit më parë, ne nuk dinim asgjë që këngëtarja me origjinë shqiptare po martohej. Ajo zgjodhi që gjithçka ta organizonte në fshehtësi të plotë. Por sot, në përvjetorin e parë të martesës janë publikuar ekskluzivisht nga “Vogue” fotot nga dasma përrallore e Rita Orës.
Dasma e Rita Orës dhe regjisorit Taika Waititi ishte shumë e veçantë dhe me të ftuar të zgjedhur.
Çifti zgjodhi revistën e famshme “Vogue” për të publikuar foto dhe video të martesës private. Rita dhe Taika duken më të lumtur se kurrë pranë njëri-tjetrit. “Gëzuar përvjetorin, Rita Ora dhe Taika Waititi!
Për të festuar ditën e tyre të veçantë, çifti ka ndarë me Vogue albumin e tyre të dasmës të paparë më parë”, shkruan “Vogue”.
Vitin e kaluar, ata e mbajtën private dasmën e tyre. Më vonë u zbulua se u martuan në Los Angeles.