Protestuesit kanë nisur të marshojnë përpara kryeministrisë. Tashmë nga momenti në moment pritet të nisë protesta e opozitës me moton “Shqipërisë i dalim zot”.

 

Para Kryeministrisë është vendosur podiumi ku përfaqësuesit e opozitës do të mbajnë fjalimet e tyre. Ndërkaq, dyert e kryeministrit janë të blinduara me veshje metalike, ndërsa policia ka formuar kordonin për të mbrojtur godinën.

 

Opozita thirri këtë të shtunë një protestë në bulevardin Dëshmorët e Kombit, për disa çështje po kryesorja është hetimi i ish-zyrtarit të FBI, Charls McGonigal, edhe për lidhjet e tij me Shqipërinë.

 

Demokratët akuzojnë kryeministrin Rama se është përfshirë në një aferë korruptive me qëllim shkatërrimin e opozitës.