Një 50-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Durrës, pasi gjatë ndezjes së një zjarri i vuri flakën aksidentalisht tokës së fqinjit.
Uniformat blu bëjnë me dije se kanë vënë në pranga shtetasin me iniciale A.D., banues në Durrës.
Mësohet se 50-vjeçari kishte ndezur zjarr për djegien e disa mbeturinave, dhe për shkak të përhapjes së flakëve, u dogj një sipërfaqe toke në pronësi të një shtetasi tjetër.
“Ndezi zjarr për të djegur mbeturina dhe për pasojë dogji tokën e fqinjit, arrestohet 50-vjeçari.
Sapo u njoftuan se një shtetas kishte ndezur një zjarr në lagjen nr.8, zjarr i cili po dëmtonte tokat përreth, shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës kanë ndërhyrë menjëherë dhe kanë bërë të mundur arrestimin në flagrancë të autorit të dyshuar të këtij rasti, shtetasit A. D., 50 vjeç, banues në Durrës.
50-vjeçari kishte ndezur zjarr për djegien e disa mbeturinave, dhe për shkak të përhapjes së flakëve, u dogj një sipërfaqe toke në afërsi, në pronësi të një shtetasi tjetër”, tha policia.