Fundjava që lamë pas ka regjistruar fluks pasagjerësh në portin e Durrësit.

 

Kryeministri Edi Rama ndau sot foto nga porta hyrëse në Adriatik, ndërsa informoi se “Porti i Durrësit këtë fundjavë ka pritur mbi 11 mijë pasagjerë”.

 

Fluksi i lartë i pasagjerëve drejt Shqipërisë ka bërë që Autoriteti Portual i Durrësit të shtojë linjat e operimit të trageteve dhe njëkohësisht edhe sportelet për përpunimin e të dhënave të pasagjerëve.

 

Nga data 20 korrik Porti i Durrësit operon me lundrime të dyfishuara me pesë tragete në ditë, duke e çuar numrin mesatarisht këto ditë në rreth 7 mijë pasagjerë në ditë.

 

Në terminalin e pasagjerëve janë marrë masat për të përpunuar me kapacitet maksimal, me 32 sportele, 20 për makinat dhe 12 sportele për këmbësorët