Deputeti i partisë Demokratike, Ervin Salianji ka reaguar pas zhvillimit të megaoperacionit të policisë që çoi në zbulimin e parcelës së kanabisit në një repart ushtarak në Zarr Hell të Tiranës.

 

Përmes një të postimi të bërë në Facebook, Salianji e ka cilësuar ngjarjen si skandal dhe si skenar filmash.

 

Ai thotë se ky rast dëmton imazhin e ushtrisë tek partnerët.

 

Salianji thekson se për të luftuar krimin dhe për të ndërtuar shtet të së drejtës nevojitetlargimi i qeverisë.

 

“Në brendësi të repartit më elitar dhe më të sigurt të Republikës kultivohet, ruhet dhe paketohet me siguri të lartë drogë!

 

Zbulumi i parcelave me drogë në zonën e sigurisë së lartë të Zall Herrit, brenda repartit të ushtrisë është skandal i paimagjinueshëm dhe për skenaristët e filmave!

 

Fatkeqësisht, ky rast dëmton imazhin e ushtrisë tek partnerët përveçse tregon kalbëzimin në çdo qelizë të çdo strukture shtetëtore, rënien e çdo norme ligjore dhe morale dhe fundosjen e Republikës në parametra të padëgjuara as për kartelet e Amerikës Latine!

 

Modeli i krijuar nga rilindja që me paligjshmëri, krim, abuzime pasurohesh dhe ngjitesh në karrierrë ka vendosur në garë konkurrence çdo strukturë shtetëtore se kush bën abuzimet më të mëdha!

 

Përgjegjësia politike është e KM, zgjidhja për të luftuar krimin, për të ndërtuar shtet të së drejtës është largimi i qeverisë!”, shkruan Salianji.