Rrahman Rraja ka dorëzuar në Kuvend dorëheqjen nga mandati i deputetit. Karrigen e tij do e zërë Arkend Balla.

 

Ai do të ulet në radhët e socialistëve në Kuvendin e Shqipërisë pasi Rraja zgjodhi të linte mandatin e deputetit pas ngjarjes së rëndë ndodhur në Krujë, kur vëllezërit dhe djali i tij, së bashku me anëtarë të tjerë të fisit, dhunuan barbarisht dy persona.