Emisioni “Enigmat e Hipokratit” që do të transmetohet sot në Euronews Albania do të trajtojë temën që ka lidhje me ushqyerjen dhe ndikimin e saj në Trurin e njeriut.

 

Të gjithë ne mendojmë se ushqejmë vetëm trupin me produktet ushqimore që konsumojmë çdo ditë, por në të vërtetë, në radhë të parë ne ushqejmë Trurin tonë. Njerëzit për forcë zakoni, i përmbahen me besnikëri idesë se ne ushqejmë vetëm trupin, duke harruar Trurin.

 

Ushqimet ndikojnë në tru po aq sa në trup. Ato kanë një ndikim të jashtëzakonshëm në mirëqenien tonë mendore, në gjendjet emocionale dhe në humorin e përditshëm.

 

Në shëndetin mendor një rol të pazëvendësueshëm ka gjithashtu ushqimi i Trurit me vitaminat e duhura.

Neurologët, dhe veçanërisht ata neurologë që studiojnë neuroshkencën ushqimore, shpjegojnë se mungesa apo tepria e disa komponentëve ushqimore si vitaminat, karbohidratet, yndyrnat dhe sheqernat ndikojnë në shëndetin mendor të njeriut, në mënyrë pozitive apo negativ./Euronews Albania