Deputetja e Partisë së Lirisë Monika Kryemadhi deklaroi në nisje të protestës së opozitës se sot në shesh nuk pritet të jenë vetëm mbështetësit e partive politike, por do të jenë të gjithë qytetarët.

 

Ajo tha se pjesa gri do të mbështet protestën e opozitës për shkak të arrogancës që ushtron pushteti i kryeministrit Rama.

 

Kryemadhi shtoi se personalisht do të jetë në protestë si qytetare dhe jo si mbështetëse e liderëve të opozitës.

 

 

 

“Sot pjesëmarrja do të jetë shumë e madhe, nuk mendoj se do të jenë vetëm suportuesit e partive politike por do të jetë dhe pjesa gri.

 

Nga ajo që kam parë unë duke shëtitur në rrugët e Tiranës këtë mëngjes, pjesa skeptike ndaj politikës do dalë për të thënë unë jam këtu dhe nuk është Edi Rama që vendos për ne.

 

E kam thënë dhe vazhdoja ta them dal si qytetarë nuk dal për liderët politikë. Dal për arrogancën që Edi Rama ushtron ndaj popullsisë shqiptare”. Tha Kryemadhi.