Të paktën 4 aksidente janë regjistruar paraditen e sotme në aksin rrugor Pogradec-Përrenjas. I pari është regjistruar në fshatin Pojskë të Pogradecit, ku janë përplasur dy mjete. Një kamion ka dalë nga rruga në Qafë Thanë, ndërkohë që dy mjete të tjera janë përplasur në afërsi të Qafë-Thanës.

 

Një tjetër aksident është shënuar edhe në afërsi të Përrenjasit mes një autoveture dhe një  kamioni, ku për pasojë një person ka mbetur i plagosur dhe është dërguar në spitalin e Librazhdit.

 

Dyshohet se shkak për aksidentin e fundit ka qenë shpejtësia e lartë dhe lagështira në rrugë.