Sot rreth orës 16:00 para kryeministrisë është paralajmëruar një protestë kundër arrestimit te ish-anëtarit të UÇK-së, Dritan Goxhaj.

 

Protesta është thirrur nga grupi “Krahu i Shqiponjës” dhe kërkon lirimin e ish-luftëtarit të UÇK-së dhe mos-ekstradimin e tij drejt Hagës, në Dhomat e Specializuara.

 

Kujtojmë se Dritan Goxhaj u arrestua më 31 korrik nga Policia e Tiranës, për llogari të Gjykatës Speciale të Kosovës, me zyra në Hagë.

 

Mbi të rëndojnë dy akuza ajo e “Frikësimit gjatë procedurës penale” dhe “Pengimit të personit zyrtar në kryerjen e detyrave”.

 

Dritan Goxha, është djali i ushtarakut Dilaver Goxhaj, i cili iu bashkua vullnetarisht UÇK-se dhe iu besua detyra e zv/Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së