Një tërmet me magnitudë 5.6 ka ndodhur në Malatya në orën 12:04.
Sipas agjencisë së menaxhimit të fatkeqësive të vendit (AFAD), një person humbi jetën.
Rreth 69 të tjerë u plagosën, u tha gazetarëve Yunus Sezer, kreu i Presidencës së Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD).
Tërmeti u ndje edhe në provincat fqinje Kahramanmaras, Gaziantep, Adiyaman dhe Sanliurfa.
“U konstatua se disa ndërtesa u shkatërruan nga tërmeti. Ekipet e kërkim-shpëtimit janë dërguar në zonën e katastrofës”, tha AFAD në Twitter.
Agjencia e menaxhimit të fatkeqësive paralajmëroi qytetarët që të mos hyjnë në strukturat e dëmtuara dhe u kërkoi atyre të qëndrojnë larg ndërtesave të rrezikshme.
Të paktën 44,374 njerëz kanë vdekur për shkak të tërmeteve të njëpasnjëshme me magnitudë 7.7 dhe 7.6 ballë.