Edhe kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka dalë nga selia e PL dhe i është bashkuar protestës. Ai ka dhënë një mesazh teksa po iu bashkohet protestuesve. Meta tha se Rama nuk do ti shpëtojë llogaridhënies.

 

“Dita me diell duket që në mëngjes! Asgjë nuk i shpëton krimin dhe korruptuesin. Asgjë s’e shpëton. Mesazhin e sotëm e jep populli. Edi Rama është i rrëzuar. E di që është një fajtor dhe që nuk do t’i shpëtojë dot llogaridhënies. Është një fillim pakti. Është një ndryshim që do ndodhë me çdo çmim, në mënyrë që të mos i dëbojë Edi Rama fëmijët e shqiptarëve, por të ikë njëherë e mirë, një orë e më parë nga zyra e kryeministrit. Apeli im është të gjithë të dëgjojnë zërin e popullit”, tha Meta.