Sali Berisha në rrjetin e tij social Facebook, ka publikuar një denoncim të një qytetari, i cili deklaron se Policia në Rinas po fotografon pasaportat e pasagjerëve, për shkak të prishjes së sistemit TIMS.

 

 

“Mirë se vini në protektoratin e Krimit. Shkatërrimi i TIMS nga Rama-Balla detyron policët të fotografojnë me celular pasaportat e udhëtarëve. Lexoni mesazhin e udhëtarit dixhital:

 

Doktor, eshte ora 2 e mengjezit, sistemi doën. Cunat dhe gocat e kufirit nxorren cel dhe u benin foto pasaportave!!!”, SHKRUAN Berisha.