Persona ende të paidentifikuar kanë shkruar parulla me përmbajte urrejtje dhe raciste ndaj shqiptarëve në qytetin e Gostivarit.

 

Në rrjetet sociale po qarkullon një foto ku shfaqen disa shkrime kundër shqiptarëve në qytetin e populluar me shumicë dërrmuese shqiptarësh.

“Vdekje për shqiptarët“ shkruhet në disa prej mureve të qytetit me shumicë dërrmuese shqiptarësh.