Një 25-vjeçar ka shpëtuar mrekullisht pasi kishte mbetur për 35 orë në det të hapur, 12 milje larg brigjeve të Floridës.

 

I riu kishte shkuar për të peshkuar herët në mëngjes, tha babai i tij për CNN.

 

Familja e tij kontaktoi autoritetet pasi 25-vjeçari nuk arriti të kthehej për disa orë.

 

Roja Bregdetare e SHBA tha se ata përfundimisht e shpëtuan të riun. Një ekuipazh kërkimi në një aeroplan që fluturonte lart e pa atë të ulur në varkën e tij jon – një lloj varke peshkimi të vogël me fund të sheshtë.

 

Babai i tij Raymond Gregory i tha CNN se një valë kishte përmbysur varkën e djalit të tij dhe ai filloi të largohej nga bregu. Ai tha se Charles kishte humbur jelekun e shpëtimit dhe celularin, kishte parë peshkaqenë dhe ishte pickuar nga kandil deti.

 

“Ai ishte i frikësuar për vdekje. Ai tha se ka pasur më shumë biseda me Zotin në ato 30 orë sesa ka pasur gjatë gjithë jetës së tij.”