Kryeministri, Edi Rama, e ka nisur mëngjesin e sotëm duke publikuar pamje nga kantieri i punës në Xhaminë e Plumbit.

 

Krahas pamjeve, Rama shkruan se po punohet për kthimin e këtij tempulli jo vetëm besimtarëve, por edhe Shkodrës, si një tjetër destinacion atraktiv turistik.

 

“MIRËMËNGJES, dhe nga kantieri i punës në Xhaminë e Plumbit, për kthimin e këtij tempulli jo vetëm besimtarëve, por edhe Shkodrës, si një tjetër destinacion atraktiv turistik, ju uroj një javë të mbarë”-shkruan Rama.

 

Kujtojmë se Xhamia e Plumbit në Shkodër po i nënshtrohet një rikonstruksioni me fondet e Turqisë, që prej një viti më parë.