Kryeministri Edi Rama, ditën e sotme, ka zhvilluar një takim me kryetarin e Bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu.

 

Teksa shpërndan foto nga takimi mes tyre ai thotë se Ndreu po e kthen Lezhën në Spanjën e vogël të Shqipërisë.

 

Po ashtu kreu i qeverisë shqiptare bën me dije se mes tyre është diskutuar për transformimin e Ranës së Hedhun në një destinacion të turizmit mesdhetar me pesë yje.

 

“Me kryebashkiakun që vit pas viti po e kthen Lezhën turistike në Spanjën e vogël të Shqipërisë, duke diskutuar për sfidën e transformimit të Ranës së Hedhun në një destinacion të turizmit mesdhetar me pesë yje. Pjerini e ka fiksim të vjetër të sfidojë Jonin me një zhvillim fantastik në Adriatik. Nëse bashkohet me Benetin ka shumë gjasë t’ia dalin, por halli është se ky do që të sfidojë edhe Shkodrën”, shkruan Rama.