Xhonatan Pano, këshilltar në bashkinë e Tiranës, ka dhënë një intervistë sot në SYRI TV lidhur me abuzimin më të fundit të bashkisë së Tiranës me fondet buxhetore, atë të marrjes me një qira prej 800 mije eurosh për katër vjet të dy ambienteve për çerdhe publike në Tiranë, në një kohë kur me këtë shumë ato mund të ndërtoheshin prej saj dhe t’i mbeteshin kryeqytetit. Pano premtoi se javë për javë do të paraqesin kërkesa të reja në këtë bashki për të bërë transparente, çdo hap që hidhet prej saj.
Pano, i cili ishte paradite në bashkinë e Tiranës së bashku me Nënkryetarin e Këshillit Bashkiak, Dorian Telitin, për të kërkuar që të bëheshin transparente këto kontrata, ndër të tjera tha:
“Ne vijmë nga një situatë të jashtëzakonshme, sepse nga 2019-a deri në 2023-ishin, opozita nuk kishte anëtarë të Këshillit Bashkiak brenda në bashki, kështu që ne, në 2023-shin jemi sikur ta kemi filluar komplet nga e para.
“Ne vijmë nga një situatë të jashtëzakonshme, sepse nga 2019-a deri në 2023-ishin, opozita nuk kishte anëtarë të Këshillit Bashkiak brenda në bashki, kështu që ne, në 2023-shin jemi sikur ta kemi filluar komplet nga e para./SyriNet