Pas digjitalizimit të shumë prej shërbimeve, në kryeqytet ka nisur puna për vendosjen e impianteve fotovoltaike nëpër shkolla.

 

 

Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj ka publikuar fotot nga shkolla “Bajram Curri”, që është 1 nga 6 shkollat e Tiranës ku ka nisur puna për vendosjen e impiantit fotovoltaik.

 

“Falë “Sunny School” rrisim pavarësinë energjike të shkollave duke fuqizuar përpjekjet kundër ndryshimeve klimaterike”, shkruan Veliaj në rrjete sociale.