Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla dha sot një mesazh me rastin e 1 Majit, Ditës Ndërkombëtare të Punëtorëve.
“Nderim sot, në 1 Maj dhe çdo ditë, për njerëzit e punës, që në mënyrë të pazëshme, me energjinë dhe sakrificat e tyre, punojnë e prodhojnë, ndërtojnë ekonominë dhe zhvillojnë Shqipërinë”, u shpreh Nikolla në mesazhin e saj.
“Mirëqenia e punëtorëve, e forcës së punës, si faktor për rritjen ekonomike, është qëllimi ynë si parlamentarë e qeverisës”, theksoi kryetarja e Kuvendit.
Prandaj, shtoi Nikolla, “po punojmë për ligje më të mira për botën e punës, për të ndërtuar jetën, të ardhmen dhe edukuar fëmijët me ndjenjën dhe përgjegjësinë për punën”./ata