Një 51 vjeçar shqiptar është plagosur rëndë mbrëmjen e së mërkurës në ishullin Paksi në Greqi. Lajmi wshtw konfirmuar nga Roja Bregdetare greke.

 

Ngjarja ndodhi pas një sherri mes dy shtetasve shqiptarë, njëri prej të cilëve kishte mbërritur posaçërisht nga Italia për t’u takuar me 51-vjeçarin.

 

Debati mes dy tyre degradoi në përplasje fizike, ndwrsa autori i dyshuar mw pas qëlloi me pistoletw disa herë mbi 51-vjeçrin, i cili mbeti i plagosur rëndë.

 

Ai i dërgua në spitalin e Igumenicës në gjendje të rëndë, ndërsa policia po kërkon në ishull për të arrestuar autorin e dyshuar.

 

Sipas informacioneve, në vendngjarje nuk ka pasur dëshmitarë okularë. Disa fqinjë dëgjuan të  shtëna, dolën nga një dyqan dhe panë një të plagosur në tokë. Më pas kanë njoftuar rojet bregdetare. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Lakë.