Ditën e sotme do të jetë nën ndikimin e kthjellimeve dhe vranësira, kryesisht në veri.

 

Sipas parashikimeve meterologjike për ditën e sotme, priten reshje të dobëta shiu në qarqet Shkodër, Kukës, Dibër, Lezhë, Durrës, Tiranë, Elbasan dhe Korçë ndërsa lokalisht të dobëta në qarqet Fier, Berat dhe Vlorë.

 

Sipas MeteoAlb, temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë në bregdet nga 20 deri në 29 °C, në vendet e ulëta nga 14 deri në 30 °C dhe në vendet malore nga 12 deri në 24 °C.

 

Era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare.