Gjykata ka lënë në burg pronarin e autobusit, në të cilin disa ditë më parë u gjetën dhe u sekuestruan 121 mijë euro të padeklaruara , gjatë një kontrolli në Portin e Durrësit.Ndërsa shoferi që drejtonte mjetin është vënë nën hetim.

 

Më shumë se 121 mijë euro të padeklaruara, të fshehura në tavanin e autobusit që vinte nga Bari u sekuestruan në Portin e Durrësit, e për pasojë u arrestua Leonard Nikolli, pronari i firmës ‘Gremel’, ndërsa shoferi Ergys Sadikaj u vu nën hetim.

 

Operacioni me anë të cilit u zbulua shuma e eurove të padeklaruara, u zhvillua pas informacioneve se Leonard Nikolli, pronar i linjës së udhëtarëve ‘Gremel’ po transportonte një shumë të majme parash.

 

Gjatë kontrollit të ushtruar në autobusin e ‘Gremel’, që po kthehej nga Italia, policia ka gjetur të fshehura në tavanin e mjetit 121 680 euro, të cilat dyshohet se janë përfituar nga veprimtaritë kriminale.