Gjykata Themelore në Prishtinë ka lënë në burg biznesmenin Dibran Hoxhaj i njohur si “Kobra” dhe katër personat e tjerë, të dyshuar për përfshirje në vrasjen e 31-vjeçarit në Prizren.

 

 

Masa e paraburgimit për Kobrën dhe personat A.V., B.M. dhe J.B., do të zgjasë deri më datën 03.07.2023. Ndërsa për të pandehurin R.S., masa e paraburgimit do të zgjasë deri me 06.07.2023.

 

Dibran Hoxhaj dyshohet për veprat penale vrasje e rëndë; mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve; dhe manipulim me prova.

 

Ndërsa të dyshuarit e tjerë janë të dyshuar për veprat penale; Manipulim me prova dhe pjesëmarrja në rrahje.

Rastin e vrasjes së 31-vjeçarit me origjinë nga Kukësi në Prizren, Visart Cengu, në të cilin të dyshuar janë Dibran Hoxhaj i njohur si “Kobra” dhe disa persona tjerë e ka marrë në duar Prokuroria Speciale.

 

Para se rasti të kalonte në PSRK, Gjykata Themelore e Prizrenit kishte dhënë detaje se si kishte ndodhur vrasja e 31-vjeçarit me datën 3 janar të këtij viti.

 

 

Konflikti dyshohet se kishte nisur në lokalin “Kobra City” lidhur me pagesën e faturës së shërbimeve, përveç vrasjes së të riut Visart Cengu, i plagosur kishte mbetur edhe Rufgan Shehu.

 

“I pandehuri Dibran Hoxhaj., më datë 03 janar rreth orës 04:00 e mëngjesit, në afërsi të lokalit të tij “K….C….”, që gjendet në rrugën magjistrale Prizren – Zhur, me armë zjarri, me dashje e privon nga jeta viktimën V.C., duke vë në rrezik jetën e të dëmtuarit R.Sh., të cilin e plagos dhe duke vë në rrezik edhe jetën e dëmtuarit A.B., që të tre shtetas të Republikës së Shqipërisë, në atë mënyrë që për shkak të një mosmarrëveshjeje paraprake që kishin pas rreth pagimit të faturës në lokal, fillon përleshja në mes punëtorëve në lokalin “K……C……..,”, me të dëmtuarit, ku pas kacafytjeve dhe rrëmujës së krijuar në lokal, të dëmtuarit dalin nga lokali dhe pasi hypin në veturën “……..” ………., me targa Angleze, për tu larguar, në parkingun e lokalit paraqitet i dyshuari D.H., i cili me armë zjarri shtënë në drejtim të veturës, me ç’rast e qëllon të dëmtuarin V.C., i cili kishte qenë i ulur në ulësen e pasme të veturës dhe R.Sh., , i cili kishte qenë në ulësen e përparme, si pasojë e këtyre të shtënave me armë zjarri V.C., nderon jetë rrugës për në spital të Kukësit, derisa R.Sh., nga plagët e marra nga Kukësi dërgohet në spitalin e Tiranës.

I pandehuri D.H., Se deri më datën 03 Janar 2023, e ka pasur në posedim një armë zjarri, deri më tani i tipit të panjohur, të cilën e përdor duke shtënë – përshkuar sime lartë.

I pandehuri D.H., më datë dhe kohë të përshkruar si më lartë, e heq pajisjen e DVnga lokali i tij “K……C……”, ku kanë nisur mosmarrëveshja e përshkuar si të lartcekura. me qëllim të pamundësimit të shfrytëzimit të incizimeve në lokal që do të shërbenin në procedurën penale”, ka njoftuar gjykata.

 

Më tej gjykata ka njoftuar se “të pandehurit A.V., B.M., J. B., K. G., dhe E.A., Më datë 03 janar rreth orës 04:00 të mëngjesit, në lokalin “Kobra City”, marrin pjesë në rrahje pronë e të pandehurit D.H., e cila gjendet në rrugën magjistrale Prizren–Zhur, e cila rezulton me shkaktimin e lëndimeve të rënda për të dëmtuarin R.Sh.”

 

Dibran Hoxhaj i njohur si “Kobra” ishte përsëritës i veprave penale.