Sot përkujtohet  18 vjetori i vdekjes së liderit historik dhe Presidentit të parë të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova.

Kryeministri Edi Rama u shpreh sot se janë mes nesh, po edhe 18 arsye më shumë për t’u përulur me nderim përpara këtij monumenti të kujtesës sonë kombëtare.

Presidenti Rugova do të kujtohet përherë si intelektual dhe politikan i shquar, i cili në momentet më të vështira të shtetformimit të Kosovës zgjodhi qasjen demokratike e paqësore drejt pavarësisë, duke treguar kështu frymën liridashëse dhe paqësore të popullit./ata