Kryeministri Edi Rama ka treguar se në Aeroportin “Nënë Tereza” kanë udhëtuar plot 4 milionë pasagjerë. Në një postim në rrjetin social “Facebook”, Rama shkruan se ky është një rekord absolut.
Ndër të tjera, kryeministri thotë se deri në fund të vitit pritet kapërcimi i tavanit të 6 milion pasagjerëve.
“4 MILIONË PASAGJERË në Aeroportin “Nënë Tereza” janë një rekord absolut, i cili flet më shumë se 1 milionë fjalë për transformimin në vazhdim të Shqipërisë dhe një arritje e jashtëzakonshme, që premton kapërcimin e tavanit të 6 MILIONË pasagjerëve deri në fund të këtij viti, çka do të thotë aeroporti kampion në një rajon ku e kemi nisur ngjitjen nga vendi i fundit, me rreth 350 mijë pasagjerë në vit, kur morëm mandatin e parë për të rilindur Shqipërinë”, shkruan Rama në postimin e tij.