Koordinatorja e Përhershme e Kombeve të Bashkuara në Shqipëri Fiona McCluney dhe Ekipi i Vendor i OKB-së në Shqipëri mirëpritën sot në Zyrat e OKB Shqipëri, ambasadorin e Delegacionit të BE-së Silvio Gonzato dhe ekipin e EU-së.
Në këtë takim u vu theksi në forcimin e partneritetit mes Organizatë së Kombeve të Bashkuara dhe Bashkimi Europian, për të forcuar anëtarësimin e Shqipërisë në BE.
Gjithashtu vëmendje kryesore iu kushtua bashkërendimit të bashkëpunimit për përmbushjen e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm në Shqipëri.
Koordinatorja e Përhershme e Kombeve të Bashkuara në Shqipëri Fiona McCluney, e cilësoi këtë takim produktiv dhe të rëndësishëm në angazhimin e përbashkët për arritjen e objektivave të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian (BE) dhe angazhimin e Shqipërisë për arritjen e SDG-ve.
“Patëm bisedime produktive për forcimin e partneritetit tonë strategjik OKB-BE, bashkëpunimin për të forcuar anëtarësimin e Shqipërisë në BE dhe arritjen e SDG-ve”, u shpreh McCluney./ata