Një tjetër grua është arrestuar nga agjentët e shërbimit sekret ukrainas, pasi akuzohet se i ka dhënë informacion konfidencial FSB-së ruse.

 

Sipas një deklarate të SBU-së, informacioni që shpërndate gruaja e arrestuar ndihmonte rusët në koordinimin e sulmeve me raketa dhe regjistrimin e efekteve të tyre.

 

Shërbimi i sigurisë ndau një foto të saj, duke sqaruar më pas se e ndaluara vepronte në qytet-portin e Odesas.

 

“Pas sulmeve ajrore të armikut në qytet, ajo shkoi nëpër rrugët e prekura dhe regjistroi pasojat e sulmeve. Agjentja ruse doli të ishte një banore vendase që kishte pikëpamje pro-ruse dhe donte të fitonte para shtesë duke bashkëpunuar me shërbimet speciale të armikut”, thuhet në një deklaratë.

 

Kjo grua është e dyta që arrestohet në pak ditë, pasi 4 ditë më parë u arrestua një tjetër grua, e cila dyshohet se po planifikonte një sulm ajror rus, të projektuar për të vrarë presidentin Volodymyr Zelenskyy.

 

Ajo u akuzua se po përpiqej të zbulonte se ku dhe kur po udhëtonte presidenti përpara një ndalese që ai kreu më 27 korrik në rajonin e Mykolaiv.