Pas gati dy orësh opozita ka mbyllur protestën e organizuar sot para kryeministrisë, por turma me në krye Berishën dhe Metën, janë duke lëvizur në këmbë në drejtim të Parlamentit.

 

 

Pas qëndrimit dhe mesazheve te Kryeministria, Kryetari i PD së bashku me protestuesit po i drejtohen Parlamentit më këmbë.

 

Në mbyllje të fjalës së tij më herët, Berisha tha se ditën e hënë protesta do të bëhet para parlamentit, në momentin kur do të zhvillohet seanca plenare.