Presidenti i Estonisë, Alar Karis, vizitoi pasditen e së enjtes Beratin.

 

I shoqëruar nga kryetari i Bashkisë, Ervin Demo, kreu i shtetit slloven vizitoi Xhaminë e Beqarëve dhe Muzeun Onufri.

 

Demo i prezantoi presidentit ndryshimet që kanë ndodhur në Berat me investimet në zonën historike në vitin e fundit si dhe projektet që pritet të implementohen në vitet që vijnë për të ndihmuar sektorin e turizmit në qytet.

 

Alar Karis vlerësoi progresin e Beratit përgjatë viteve të fundit në përmirësimin e infrastrukturës turistike prej së cilës mirëpriti në vitin 2022 mbi 400 mijë turistë.

 

Presidenti estonez theksoi se Berati ofron mundësi shumë të mira në turizmin historik dhe natyror dhe u shpreh se Estonia sheh potencial tek ky qytet për bashkëpunim dhe shkëmbim mes këtyre dy vendeve.

 

Alar Karis është presidenti i dytë që viziton Beratin në vitet e fundit, pas Presidentit gjerman, Stenmeier.