Daily Mail, ka publikuar pamjet e zjarrit të rënë në një jaht luksoz që thuhet se është në pronësi të lojtarit spanjoll të pokerit Diego Gomez Gonzalez.

 

Është e paqartë nëse Gonzalez, ka qenë në bord në kohën e incidentit, por raportet kanë treguar se të 17 individët – pesë anëtarë të ekuipazhit dhe 12 pasagjerë – që ishin në varkë mbijetuan. Vetëm një anëtar i ekuipazhit kërkoi kujdes mjekësor për shkak të djegieve të lehta.

 

Pamjet e marra nga MailOnline tregojnë jahtin të përfshirë nga një zjarr masiv, edhe pse shkaku ende nuk është zbuluar publikisht. Situata e frikshme ka ndodhur rreth orës 18:00, të shtunën në Mesdhe jashtë ishullit Formentera.

Menjëherë në ndihmë të pasagjerëve kanë shkuar skafistët aty pranë.

Në Jahtin e Gonzalez, të ndërtuar në vitin 1995, mund të flejnë rehat 20 persona dhe përmban një xhakuzi në kuvertë, kabinë luksoze si dhe akses për sporte të ndryshme ujore. Varka është e vendosur në ishullin Ibiza në brigjet juglindore të Spanjës.

Jahti shpesh merret me qira, gjë që e bën të mundshme që lojtari i pokerit të mos ishte në bord gjatë incidentit.

Gjatë sezonit të pikut të verës, marrja me qira e jahtit kushton mbi 45,000 £.