Gjykata e Posaçme ka lënë në fuqi 21 masat e sigurimit të dhëna në mungese për grupin e arrestuar për trafik ndërkombëtar droge.

 

Prokuroria Posaçme, SPAK në bashkëpunim me autoritetet italiane dhe ato të BE ‘Europol’ dhe ‘Eurojust’, zhvilloi një operacion anti-drogë të shtrirë në disa qytete të vendit, Maqedoni, Itali dhe Greqi.

 

Prokurori i SPAK Vladimir Mara dha detaje në lidhje me operacionin e koduar “Coast to Coast”, ku janë lëshuar 21 urdhër arreste.

 

Sipas tij grupi kriminal, trafikonte drogë nga vende si Siria dhe Turqia drejt Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut, Greqisë, Italisë dhe vendeve të tjera të BE-së.

 

Ndër të tjera Mara bëri me dije se kanë nisur hetimin për 21 anëtarët e grupit kriminal ndaj të cilëve është lëshuar urdhër arresti, ku 20 prej tyre janë ekzekutuar.

 

Mësohet se mes të arrestuarve është dhe polici Marash Gjoni nga strukturat e kufirit Shkodër.