Tajfuni Lan goditi sot pjesën jugore të prefekturës japoneze të Ëakayama dhe për shkak të erërave të forta dhe shiut u urdhërua evakuimi i 240 mijë personave.

 

Gati 900 fluturime në Japoni u anuluan dhe 240,000 njerëz u urdhëruan të lëviznin në një vend më të sigurt pasi një tajfun arriti në tokë, duke ndërprerë energjinë në dhjetëra mijëra shtëpi.

 

Tajfuni Lan, që afrohej nga Oqeani Paqësor goditi pjesën më të madhe të Japonisë qendrore dhe perëndimore me shi të dendur dhe erëra të fuqishme.

 

Autoritetet lëshuan paralajmërime për përmbytje dhe rrëshqitje dheu si dhe për krijimin e disa tornadove.

 

Autoritetet thanë se kishin ngritur qendra evakuimi në ndërtesa të sigurta dhe terrene të larta për banorët në 11 prefektura, të cilëve Agjencia e Menaxhimit të Zjarrit dhe Fatkeqësive u tha të kërkonin strehim.

 

Nga shiu dhe era e rrezikshme autoritetet u detyruan të urdhërojnë mbylljen e disa rrugëve dhe pezullimin e dhjetëra shërbimeve të trenave.

 

Stuhia vjen disa ditë pasi tajfuni Khanun goditi Japoninë gjatë sezonit të festave të tij kulmore në Obon.

 

Gjatë 24 orëve të ardhshme, rajoni qendror i Tokai pritej të kishte rreth 350 mm (13.8 inç) shi, gati tre herë më shumë se reshjet mesatare për muajin gusht.

 

Shtëpitë dhe bizneset pësuan disa dëmtime në qytetin Nara dhe media raportoi se disa njerëz u rrëzuan nga era dhe u lënduan.

 

Ndërprerjet e energjisë goditën pothuajse 90,000 familje në zonat qendrore dhe perëndimore, thanë ndërmarrjet.

 

Tajfuni Lan kishte erëra të qëndrueshme prej 150 km/h dhe po lëvizte në veriperëndim përgjatë perëndimit të ishullit kryesor të Honshu me rreth 15 km/h. Sipas agjencisë japoneze të motit, ai parashikohej të arrinte në Detin e Japonisë deri të mërkurën herët dhe të lëvizte në veri.