Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka kallëzuar në Prokurori, Forcën Operacionale pas gjetjes së një linje interneti të paautorizuar në institucionin e rëndësishëm të Policisë së Shtetit.

 

Ka dyshime se përmes linjës së paautorizuar të internetit janë shpërndarë të dhëna.

 

Sipas News24, ky kallëzim i AMP është bërë në muajin korrik dhe është mbajtur “top secret” dhe sipas shortit të hedhur nga Prokuroria e Tiranës, hetimi po kryhet nga Prokurori Dritan Nushi.

 

Kallëzimi i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore është bërë para se ish-shefi i Forcave Operacionale, Oltion Bistri të arrestohej për lidhje të dyshuara me krimin.

 

Ai u shfaq në dosjet e SPAK duke bashkëpunuar me personazhe të botës së krimit dhe biznesmenin Pëllumb Gjoka, ky i fundit i arrestuar si porositës i disa vrasjeve.