Të tjera detaje kanë dalë në dritë në lidhje me operacionin ndërkombëtar të antidrogës, ku Guardia di Finanza, DEA amerikane dhe policia shqiptare goditën një grup kriminal të trafikut të drogës. Baza e grupit kriminal ishte në Fushë Kuqe të Kurbinit.

 

Sipas raportimeve, janë firmosur urdhër-arreste për 6 persona, mes tyre edhe për Ardit Ismailuka, ish-zyrtar policie.

 

Po ashtu mësohet se janë ushtruar kontrolle në një kompleks luksoz në Fushë-Kuqe ku janë gjetur dhe dy armë.

 

Gjatë operacionit dyshohet se është goditur grupi kriminal në Kurbin teksa shkëmbenin kanabis me heroinë dhe kokainë.

 

Po ashtu mësohet se janë bllokuar 4 gomone.

 

Raportohet, gjithashtu se trafikantët i kanë vënë flakën një veliere kur janë afruar forcat e policisë, në të cilën kanë qenë pakot me drogë.