Prokuroria e Lezhës kërkon 20 vite burg për Redion Hysen, i cili akuzohet për vrasjen e policit Xhulio Prela. Lajmi u konfirmua për BalkanWeb nga gazetarja Klodiana Lala.

 

 

Redion Hysa bashkë me kushëririn e tij Sokol Hysa u arrestuan nga Policia e Lezhës me 28 dhjetor të vitit 2020, pasi kishin qëlluar me breshëri automatiku në drejtim të karburantit kamerat e të cilit kishin filmuar vrasjen policit.

 

 

Pas veprimeve hetimore ndaj dy te rinjve u ngritën akuzat “Mbajtjes pa leje te armeve dhe municioneve” dhe “Kanosjes me arme”, ndërsa në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 28 gëzhoja. Pas një kontrolli rezultoi se njëra nga armët, pistoleta e gjetur ne depozitën e ujit qe ndodhej mbi tarracën e shtëpisë se Redion Hysajt, ka rezultuar se ishte përdorur në ngjarjen ku mbeti i vrarë efektivi Xhuliano Prela.

 

Ekspertiza balistike, ka provuar shkencërisht se pistoleta që mbahej e fshehur në depozitën e ujit, ka kryer 3 qitje në fshatin Gajush të Lezhës, vend i cili u gjend i pajete, efektivi i policisë. Madje ekspertet, shtojnë se edhe predha, që i ka marre jetën punonjësit të policisë, është qëlluar pikërisht nga arma e gjendur ne banesën e Redion Hyses. Për ketë fakt, Hysa është njohur me rezultatin e ekspertimit balistik dhe gjetjen e armës ne depozitën e ujit tek shtëpia e tij, por ai ka preferuar te mos flasë dhe mos japë asnjë shpjegim rreth provave te siguruara nga policia dhe prokuroria./BW