Policia e Fierit ka arrestuar tre persona për vepra të ndryshme penale.
Burime zyrtare nga policia bënë me dije se pas hekurave ranë dy drejtues mjetesh dhe një tjetër person që ushtroi dhunë ndaj gruas dhe vajzës së tij.
NJOFTIMI I POLICISË
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor të DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasit:
-A. Ç., 34 vjeç, banues në Lushnjë, pasi është kapur nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur;
-K. Xh., 42 vjeç, banues në Kuçovë, pasi duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur, ka përplasur shtetasin S. M., 79 vjeç (lëvizte me biçikletë), i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë arrestuan në flagrancë shtetasin A. L., 42 vjeç, banues në Lushnjë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes dhe vajzës së tij.