Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka treguar situatën në terren sa i takon vatrave të zjarrit. Në një mesazh në ‘Facebook’, Peleshi theksoi se gjatë dy javëve të para të gushtit u raportuan 95 vatra zjarri, të cilat sipas tij janë shuar në kohë.

 

 

 

Mes të tjerash Peleshi tha se “Vigjilenca e komuniteteve, sinjalizimi dhe reagimi në kohë, faktorë kryesorë për parandalimin e ngjarjeve që mund të rrezikojnë jetën e qytetarëve e pasuritë e vendit.”.

 

“95 vatra zjarri të raportuara gjatë dy javëve të para të muajit gusht janë shuar në kohë, falë ndërhyrjes së shpejtë të forcave të emergjencës, nën koordinimin e Agjencisë së Mbrojtjes Civile dhe bashkëpunimit të frytshëm me komunitetin. Përmirësimi i sistemit të reagimit ka bërë të mundur që asnjë nga këto vatra të mos marrë përmasa të parikuperueshme.

Rreth 212 vatra zjarri u fikën në kohë në muajt qershor-korrik. Vigjilenca e komuniteteve, sinjalizimi dhe reagimi në kohë, faktorë kryesorë për parandalimin e ngjarjeve që mund të rrezikojnë jetën e qytetarëve e pasuritë e vendit.