Vijon puna për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore. Finalizohet nga Seksioni i Kërkimit në DVP Tiranë, operacioni policor i koduar “Strehimi”. Vihet në pranga një shtetas i dënuar me 5 vjet burgim, për vepra penale në fushën e narkotikëve.

 

 

 

Shërbimet e Seksionit të Kërkimit, në vijim të punës për lokalizimin, kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë penale të shtetasve të shpallur në kërkim, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, për vendndodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Strehimi”.

 

 

 

Si rezultat i këtij operacioni, në rrugën “Thoma Koxhaj”, u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit në kërkim Rezart Myslymi, 36 vjeç, banues në Tiranë. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Lartë Tiranë e ka dënuar me 5 vjet burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, pasi në vitin 2013, është kapur me sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis, të ndarë në doza. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.