Një 40-vjeçar nga Korça është vënë në pranga për shpërdorim detyre.

 

 

Ai punonte si agjent shitje dhe dyshohet se shiste produkte ushqimore me vlerë të konsiderueshme të kompanisë në të cilën ishte punësuar.

 

Sipas policisë 40-vjeçari G.Sh, banues në fshatin Drenovë të Korcës, i cili punonte në një kompani që tregton produkte ushqimore me shumicë, gjatë periudhës tetor 2022-mars 2023, ka tërhequr mallra të ndryshme për llogari të kësaj kompanie dhe nuk i ka depozituar ato, por i ka shitur në subjekte të tjera, duke përfituar shumën 2 600 000 lekë të rinj.

 

 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprën penale “Vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën”.